Mbi të Bukurën dhe të Madhërishmen
Immanuel KANT
Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik të Kantit, ndërsa reflektojnë qartë orientimin etik dhe antropologjik të asaj që Kanti ende e quante kategori estetike.
Një Kant rigoroz, i paragjykuar në ftohtësinë e zhvillimit të subjektit të tij transcendental dhe rigorozitetin e imperativit kategorik, njerëzoren do ta shohë dhe do ta shprehë më vonë fuqihën në Kritiken e mendjes praktike (1788) duke thënë "dy gjëra më mbushin vazhdimisht me admirim : qieli me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje". Dhe këto të dyjat, edhe pse ende të paartikuluara qartë në këtë vepër ishin themel i palëkundur edhe i estetikës së ti të hershme, ku e bukura dhe e madhërishmja fundamentohen në përputhshmërinë e natyrës njerëzore me veten, përmes veprimeve të duhura morale, si shfaqje të harmonisë së brendshme në raporte të jashtme ndërnjerëzore. - Hasnije Ilazi.