Albas

Më quajnë - Leonardo da Vinçi

€12,00

Antonio TELLA

 

I ardhur nga Vinçi, një fshat i Toskanës në Italinë Qendrore, Leonardo qe piktor, skulptor, inxhinier, arkitekt, shpikës dhe shkrimtar, prototipi i njeriut të Rilindjes. Në pikturë dhe skulpturë ai u dallua për risitë gjeniale të dritëhijes, sfumaturës, përspektivës, ekspresivitetit dhe për saktësitë shkencore. Nga pikturat e tij spikat Mona Liza (gjendet në Muzeun e Luvrit, Paris). është një portret relativisht i vogël, por i njohur për buzëqeshjen enigmatike, ku Da Vinçi pikturoi gruan e Françesko del Xhokondës, prandaj kjo pikturë njihet gjithashtu si Xhokonda.