Më quajnë - Kristofor Kolombi
Fernando GARCÉS
Edhe pse nuk dihet me siguri, ka shumë mundësi që Kristofor Kolombi të ketë lindur në Gjenevë të Italisë në vitin 1451, në një periudhë kur shtete të ndryshme panë të nevojshme të zgjeroheshin dhe të mbizotëronin rrugët tregtare. Dëshira e tij më e madhe, që e ndiente si paracaktim nga Zoti, ishte të arrinte në Indi, në një vend në anën tjetër të globit, duke kaluar përreth kontinentit afrikan. Pas kërkesave drejtuar mbretërve të ndryshëm, më në fund Mbretërit Katolikë financuan aventurën e tij, që kulmoi me zbulimin e asaj që më vonë do të quhej Amerikë, në anën tjetër të Atlantikut. Pjesa tjetër e jetës së tij qe e mbushur me pakënaqësi, edhe pse nuk arriti ta merrte vesh kurrë që për evropianët zbuloi një kontinent të ri. Ishin të tjerët, ata që morën nderet dhe pasuritë që i përkisnin atij.