Albas

Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi

€19,00

Shaban MURATI 

"Libri sjell këndvështrim të ri me analizën dhe zbërthimin profesional të bazës gjeopolitike të aleancës strategjike midis Shqipërisë dhe Turqisë mbi kriterin e vetëm afatgjatë të interesave shtetërore, kombëtare, diplomatike, strategjike dhe gjeopolitike. Paraqitet një sintezë depërtuese e dinamikës së shumëanëshme të marrëdhënieve dypalëshe në shekullin 21 dhe rendësia e efekteve pozitive të aleancës në planin rajonal dhe ndërkombëtar.

Konkluzioni i autorit është se realizmi diplomatik dhe interesat afatgjata gjeopolitike dhe strategjike të kombit shqiptar në shekulli e ri diktojnë përcaktimin e Turqisë si aleati kryesor strategjik në Ballkanin kontinental. Libri i ri i diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati “Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi” është libri i fundit i korpusit prej 20 veprash të autorit kushtuar ekskluzivisht problematikës diplomatike dhe gjeopolitike të çeshtjes sonë kombëtare, të marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet e Ballkanit dhe të ndikimeve të fuqive të mëdha si BE dhe Rusia në zhvillimet ballkanike." Burimi: Gazeta dita