Kohë ndryshimesh
Eduard DERVISHI
Ka lindur në Tiranë më 11 prill 1961. Mbaroi gjimnazin “P. N. Luarasi” në Tiranë dhe më pas Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Luajti futboll me ekipet zinxhir të klubit “Dinamo”, deri në kategoritë e të rinjve.
Më 1984 u emërua pedagog në ILKF “Vojo Kushi” dhe më 1990 përgjegjës i katedrës së futbollit. Në vitet 1984-1986 ishte zv/trajner me ekipin e futbollit “Shkëndija”. Në vitin 1990-91 kryetar i Komitetit të Disiplinës në FShF.
Më 1992 u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në vitet 1992-1996 ishte anëtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Jeton familjarisht në Spanjë nga 1997. Aktualisht drejtor i departamentit ndërkombëtar dhe operacioneve në Federatën Spanjolle të Futbollit. Anëtar në disa komitete e panele ekspertësh të UEFA-s. Më 2001-2003 anëtar i grupit të punës së UEFA-s, nga 8 federata europiane, për përgatitjen e Licensës së UEFA-s për klubet.
Ka punuar për organizimin e katër finaleve të UEFA Champions League, si koordinator i projektit për finalen Barcelona ‘99; drejtues i projektit për organizimin e finaleve Madrid 2010 dhe Madrid 2019 si dhe UEFA Champions League Femra Getafe 2010.
Në vitet 2014 deri 2018 drejtues i projektit për Kampionatin Europian UEFA 2020 “Bilbao 2020”. Në vitet 2017-2019 anëtar i Komitetit të Monitorimit të FIFA-s për administrimin dhe funksionimin e Federatës Greke të Futbollit.
Aktualisht, drejtues i projektit të Komitetit Organizator Lokal për finalen e UEFA Europa League “Sevilja 2022”.