Klouni Shalimar
Salman RUSHDIE
Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar. Burri i vdekur është hero i Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, me aftësi të jashtëzakonshme intelektuale dhe me shumë seks apel, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indi dhe, më pas, shefi i Kundër-terrorizmit të Amerikës. Në fillim, duket si vrasje politike, por del se është bërë për arsye personale pasioni.
Kjo është historia e Maksit, vrasësit të tij, të bijës – dhe të një personazhi të katërt, gruas, që i lidh ata të gjithë. Duke qenë historia e një dashurie të thellë, të prishur në mënyrë fatale, të shkatërruar nga një lidhje e sipërfaqshme, ajo është një rrëfenjë epike që zhvendoset nga Kalifornia në Francë, Angli dhe, mbi të gjitha, në Kashmir: një parajsë e shkretuar, jo aq e humbur se sa e shkërmoqur.