Albas

Më quajnë - Kleopatra

€12,00

Carmen GIL & Teresa HERRERRO

 

Lindi në Aleksandri, në qytetin e themeluar nga Aleksandri i Madh, në grykën e Nilit. Ishte mbretëresha e fundit e Egjiptit dhe jetoi në epokën kur ky qytetërim madhështor ishte në rënie të plotë. Në kundërshtim me legjendën që rrethon figurën e saj, ajo ishte një grua e zgjuar dhe inteligjente, zotëronte shumë gjuhë të huaja dhe kishte një njohje të gjerë. Udhëhoqi mirë mbretërinë e saj gjatë viteve të vështira që ishte në fron dhe përdori aftësitë joshëse në shërbim të politikës dhe mirëqenies së Egjiptit. Dashuritë e saj me Jul Cezarin dhe Mark Antonin ishin të sinqerta dhe nuk kishin domosdoshmërish qëllim bashkimin me Perandorinë Romake, që kërcënonte territorin e saj.