Kështjella e bardhë
Orhan PAMUK
"Kështjella e bardhë" është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli. Turqit e dërgojnë atë rob në Stamboll, ku i duhet t'i mbijetojë një jete të re e të panjohur. Është fjala për një ngjarje të vendosur në Stambollin e shekullit të XVII- të. Dijetari i ri kthehet në skllav i një astrologu të parëndësishëm, i thirrur "Profesor".
Ky i fundit i është përkushtuar ideve mbi shpjegimin e përparësisë së Perandorisë Osmane ndaj Europës, përmës mjeshtërive shkencore dhe teknologjike që nisin ng ashkencat mjekësore deri tek ato astronomike. Për këtë, ai do të shfrytëzojë edhe mendjen editur të skllavit të tij, duke vendosur rasporte që shpesh humbasin në kufijtë e njeriut dhe hijes së tij.
Veç kësaj, ai ka edhe pamjen pothuajse të njëjtë fizike si dhe po atë moshë të rrëfyesit tonë të paemër europian. Por pas një aventure të gjat shpikjesh e dështimesh, suksesesh, adhurimi e urrejtjeje të heshtur, Profesori fillon të dyshojë se, përse ai dhe skllavi tij, të cilët i kanë dhënë aq shumë njëri-tjetrit dhe kanë ndarë aq fshehtësira, të mos mund të këmbejnë edhe identitetet mes tyre.
"Kështjella e bardhë" është një triumf i imagjinatës, libër i një nënteksti të fuqishëm, një rrëfim plot laryshi dhe intrigë njerëzore, vazhdim i idesë unikale të Orhan Pamukut mbi ekuiliibrin e brishtë të botës mes Lindjes dhe Perëndimit.