Onufri

Jeto për ta treguar

€20,39

 Gabriel García MÁRQUEZ

 

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. “Jeto për ta treguar”, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet ’50, kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përshira në letërsinë e tij. Një autobiografi e detajuar, e jashtëzakonshme dhe magjepsëse, që na sjell formimin e Márquez si shkrimtar dhe si njeri.

Gabriel José de la García Márquez, është romancier, prozator, skenarist dhe gazetar. Shpesh i njohur si “Gabo” në vendlindjen e tij, është konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të XX. Në vitin 1982, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi.

Ai studioi në Universitetin e Bogotá-s dhe më vonë punoi si reporter për gazetën kolumbiane, El Espectador dhe si korrespondent i huaj në Romë, Paris, Barcelonë, Caracas dhe New York. Ai shkroi shumë vepra, por më shumë njihet për romanet e tij si Njëqind vjet vetmi (1967) dhe Dashuria në kohërat e kolerës (1985). Veprat e tij, kanë marrë vlerësim të madh nga kritikët dhe kanë arritur një sukses komercial botëror, prej popullarizimit të stilit letrar të njohur si realizmi magjik, i cili përdor elementë dhe ngjarje magjike, për të shpjeguar përvojat e vërteta jetësore. Disa nga veprat e tij vendosen në një fshat të trilluar me emrin Macondo dhe pjesa më e madhe e tyre trajtojnë motivin e vetmisë.