Dudaj

Ish-Avokati

€19,19

John GRISHMAN

Pikërisht mëngjesin e një të hëne trupat e gjykatësit Fosit dhe të sekretares së re gjenden në bodrumin e shtëpizës së tij buzë liqenit. Përbri kufomave, një kasafortë e hapur dhe e boshatisur.

Ndërsa hetimi i FBI-së ka mbetur në vend, dikush mëton se ka dijeni për atë që ka ndodhur.  Quhet Malkolm Banister dhe është një avokat me ngjyrë me origjinë nga Virxhinia; për të qenë të saktë, një ish-avokat, i përjashtuar nga urdhri i avokatisë për shkak të përfshirjes në një skemë të larjes së parave, ndonëse është deklaruar gjithnjë i pafajshëm. Tani gjendet i burgosur në një burg federal në Merilend, tashmë ka kryer gjysmën e dënimit, por kërkon me çdo kusht të lirohet sa më parë dhe bluan diçka në mendje: të fitojë lirinë në këmbim të emrit të fajtorit.

Natyrisht që FBI-ja është e interesuar për ta dëgjuar variantin e tij, edhe për faktin se Banister duket se ka dijeni të tjera, përfshirë përmbajtjen e kasafortës. Por gjithçka ka një çmim, e veçanërisht informacionet kaq të çmuara. Dhe shumë shpejt rolet këmbehen, skenarët përmbysen, në një sfidë ku çdo lëvizje është e menduar deri në detajin më të vogël.

Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.