Guximi që u duhet lumenjve
Emmanuelle FAVIER
Përktheu: Rina Çela Grasset
Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta. Por ardhja e Adrianit, një krijesë me të shkuar enigmatike dhe vështrim magjepsës, do t’i zgjojë dëshira të ndaluara, duke i kujtuar se femra që ka ndrydhur brenda vetes është ende gjallë.
Realiteti i maleve merr ngjyra poetike në këtë roman magjepsës, që përcjell me forcë përplasjen e miteve të lashta me realitetin.
Për këtë roman Emmanuelle Favier ka marrë një seri çmimesh, mes të cilëve:
– Çmimi “Zbulimi i vitit”, Société des Gens de Lettres”, Paris
– Çmimi “Libri i preferuar i gjimnazistëve”, Fondacioni Prince Pierre, Montekarlo
– Çmimi “Poulet-Malassis”, Alençon
– Përzgjedhje “Libri i preferuar” libraritë “Cultura”, Francë