Dudaj

Guximi për të shpresuar

€17,99

Barack OBAMA

 

“Asnjë udhëheqës amerikan, që prej librit “Profile kuraje” të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri “Guximi për të shpresuar” i Barack Obama-s. Faqet e këtij libri përmbajnë analiza të mirëpeshuara mbi ndikimet jetëgjata të së shkuarës mbi realitetet e sotme amerikane, ide të thella mbi botën e sotme të ndërlikuar dhe plot sfida, si dhe, mbi të gjitha, një vizion frymëzues mbi mundësitë e pafundme të së nesërmes. Për më tepër, me rezultatet e zgjedhjeve të 4 nëntorit 2008, ky libër sfidues na hap një dritare nga ku mund të shohim parimet morale dhe shoqërore që do të udhëheqin në detyrë njeriun e parë afroamerikan të zgjedhur president në historinë e Shteteve të Bashkuara. Duke qenë vetë një afroamerikan dhe adhurues i vërtetë i popullit shqiptar, përgëzoj me entuziazëm përkthimin në shqip të kësaj vepre të spikatur, që ua rekomandoj të gjithë atyre që kanë dëshirë ta njohin më mirë këtë njeri, i cili, nuk kam asnjë dyshim, do të jetë një mik i vërtetë i Shqipërisë.”

– JOHN L. WITHERS II, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

 

“Barack Obama është shërbimi më i mirë që mund t’i bëjë Amerika botës në këto çaste kur, pas një epoke ndryshimesh, po ndryshojmë epokë. Mes muzgut të një bote dhe lindjes së një tjetre, Amerika s’mund të mos jetë drita e së nesërmes. Ky libër flet pikërisht për këtë dritë dhe autori i tij është mishërimi i arsyes pse Amerika s’mund të kuptohet pa këtë ëndërr.”

– EDI RAMA

 

“Për çdo djalë apo vajzë të re që sot aspiron jetën publike, por nuk guxon ta provojë, sepse pas cepit të angazhimit publik e pret egërsia dhe injoranca e tregtarëve të vjetër të frikës e baltës, ky libër ofron një mbidozë kuraje. Kurajë, edhe nëse nuk keni lindur në një familje të pasur apo të lidhur me elitën politike. Kurajë, edhe nëse idetë tuaja nuk janë shumë popullore në fillim. Kurajë, edhe nëse rrëzoheni herën e parë a të dytë që e provoni. Lajmi i mirë nga ky libër është se me kurajë, dinjitet e punë të palodhur për të mirën publike, gjithçka është e mundur.”

– ERION VELIAJ