Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles

€20,99

Haruki MURAKAMI

 

Një i sapodivorcuar, i cili drejton një kompani të vetën reklamash, ka hyrë në rutinën e një jete të zbrazur, si një tren që shkon në askund. Por kur takon një vajzë me veshë të çuditshëm, të tillë, që sapo i zbulon, të ndjellin joshje tejet sensuale, vendos t’i jepet ndjenjës së re pasionante. Një ditë ata shohin në foto një dele të çuditshme, ndaj nisen në një udhëtim drej vendit ku është bërë fotoja.
Rrugës do të takojnë një mik që u fshihet, një politikan të së djathtës ekstreme, një profesor të çmendur pas deleve, madje edhe një maniak depresiv i veshur vetë si dele.
A është kjo një histori gjurmimi, një rrëfenjë plot pasion dashurie, apo thjesht një përzierje zhanresh e me personazhe absurdë ?
Murakami sërish, si pakkush, sjell një histori magjike me nota të forta surrealiste dhe lirike.

“Rinor, i mprehtë, politik dhe alegorik.”
The New York Times

“Vërtet zbavitës… Që u kujton lexuesve herën e parë kur
ndeshën Tom Robbins ose… Thomas Pynchon.”
Chicago Tribune

“Gjuha e tij i flet kaq hapur mendjes, saqë të sjell në kujtesë
me mirënjohje se për çfarë shërbejnë fjalët.”
Elle

“Si ia del Murakami të bëjë poezi, ndërsa shkruan për jetën
dhe ndjenjat e kohës sonë? Më përkul në admirim.”
Independent of Sunday