Living

Gjithçka perfekte tek ti

€14,99

Colleen HOOVER


A mundet një histori dashurie që nis në mënyrë të përsosur, t’i mbijetojë uraganëve që godasin dy njerëz të papërsosur?

E shkuara: Kuini nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta gjente dashurinë e jetës
përpara derës së të fejuarit të saj.
Një vit pas ndarjes nga partnerët respektivë, Kuini dhe Grahami kanë një lidhje të
përsosur, që duket sikur jua ka sjellë fati në derë.

E tashmja: Shtatë vjet më pas, lidhja e përsosur kërcënohet nga papërsosmëritë e
tyre; kujtimet, gabimet dhe ëndrrat që thurën ndër vite, po i shkatërrojnë. E vetmja që
mund ta shpëtojë atë martesë, është pikërisht ajo që i çoi në pikën pa kthim.

I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë,
por pakkush guxon t’i tregojë, romani “Gjithçka perfekte tek ti” pati sukses të
menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e
pashtershme e dashurisë është rruga e vetme.

Colleen Hoover është autorja e suksesshme e katërmbëdhjetë romaneve, të gjithë të renditur në librat më të shitur. Ajo ka fituar tre vjet rresht çmimin “Goodreads Choice” për romancën më të mirë. Colleen dhe familja e saj kanë themeluar “The Bookworm Box”, një librari e cila bën edhe abonime mujore dhe ofron romane me autograf, dhuruar nga vetë shkrimtarët e tyre.