Festa e cjapit
Mario Vargas LLOSA
Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në kujtesë ngjarjet e vitit 1961, kur kryeqyteti ende thirrej "Qyteti Truhijo", me emrin e tiranit që shtypi i vetëm një komb tremilionësh.
Rafael Truhijo, udhëheqësi i degjeneruar dhe i korruptuar, të cilin domenikanët e thërrasin Cjapi, kontrollon rrethin e tij të ngushtë përmes dhunës dhe shantazhit. Tradhëtia e frika, janë mënyra e të jetuarit të atyre që e rrethojnë. Por dara e Truhijos po mpihet. Një komplot kundër tij dhe një revolucion makiavelist, po i shkon atij nënudhës e do të ketë pasoja të përgjakshme. Dhe në qerthullin e gjithë kësaj, por aq përgjakshëm do të ndëshkohet nga tirania edhe Urani Kabral.
Në këtë kryevepër të letërsisë latino-amerikane dhe të asaj botërore dhe njërin nga romanet më të bukur politikë të shkruar ndonjëherë, Mario Vargas Llosa rrëfen fundin e një regjimi diktatorial dhe lindjen e një demokracie të mundimshme, duke i dhënë frymë historike Truhijos dhe viktimave, të pafajshmëve dhe bashkëfajtorëve, të ngecur në orbitën e tyre vdekjeprurëse