Onufri

Dritë që vjen nga humnera

€11,99

Drita ÇOMO

Drita Çomo lindi më 19 mars 1958.

Më 1960, nëna, Liri Berishova, një nga udhëheqëset e Rinisë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e për disa vjet anëtare e Byrosë Politike dhe babai, Maqo Çomo, udhëheqës partizan e më vonë Ministër i Bujqësisë, u dënuan si “revizionistë“, “armiq të Partisë e të popullit“ dhe për 30 vjet u persekutuan egërsisht në burgje e internime nga diktatura komuniste.

Kur u dënuan prindërit, Drita ishte 2 vjeç – jetoi në ankthin e diktaturës e të kancerit.

Vdiq më 19 shkurt 1981.

Ditarin dhe vjershat, Drita i shkroi për vete, pa mendur se një ditë do të botoheshin – pra, pa kujdesin e autorit që i përgatit shkrimet e tij për publikim.

Drita nuk mund të shkruante haptas për të vërtetat e hidhura. Me anë të shënimeve në fund të faqeve jemi përpjekur të plotësojmë kuadrin tragjik. Këto shënime janë të nënës së Dritës, zonjës Liri Belishova.

Ditari dhe poezitë botohen jo të plotë.