Lize's Bookstore - Libraria shqiptare në diasporë

Diaboliket

€24,00

Jules-Amédée Barbey D'AUREVILLY

“Diaboliket” është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një
personalitet të spikatur Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij,
perverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me
kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi
erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen
nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha ëndjet e shqisave.
Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze,
patriarkale, me fjalët të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservative,
e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet
nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi
dhe natyrisht, dashuria erotike.
Barbey d’Aurevilly, i pakënaqur me botën ku jeton, është i shqetësuar nga
kontrasti i madh mes një morali të ngurtë katolik dhe një shijeje të
panënshtruar për situatat dhe ndjenjat e sëmura, ai mëton të shfaqë
aristokracinë nën dritat e një teatri me perversitete nga më të rafinuarat e
dredharake.
“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në
Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria
e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali
i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si
një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze.
“Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos
atyre që u pëlqejnë romanet me femmes fatales.