Dhe e bukura nuk u zgjua
Astrit DELVINA
Ben Ramoni, si një Pigmalion i ri, bëri dhe statujën e Bukuroshes së fjetur në pyll, me këmbët duke shtrirë krahët për të përqafuar gjithë njerëzimin, statujën e madhe të dashurisë. Pastaj, Bukuria e Perisë së fjetur në pyll u hodh në muzikë, muzikë qiellore e gërshetuar me harmoninë dhe meloditë më të ëmbla, qe s'i ka dëgjuar gjer më sot vesh njeriu. Dhe këtë perëndeshë, atij, nuk do t'ia ngjallte Zeusi i vjetër, por dashuria e tij. Dhe papritur, një dite ai u gjend në pyllin ku flinte e bukura prej mijëra vjetësh.
E pa të shtrirë mbi nje shtrat trëndafilash hyjnore, e pastër, rrezatuese bukurish të pashoqe. Zemerdridhur u afrua, u gjunjëzua pranë saj dhe buzet e tij ciken lehte buzet e ftohta të vashes. Sytë e saj vazhduan te qëndrojnë të mbyllur edhe pas puthjesh të tjera më te zjarrta dhe kështu mbetën, edhe pse fytyra e saj u mbulua me puthjet e djaloshit. E bukura nuk u zgjua dhe Ben Ramoni u shemb përdhe dhe vdiq.