Onufri

Dashuritë e virgjëreshës Madalenë

€12,00

Ridvan DIBRA

Subjekti mbështetet mbi një monodramë të autorit, rikonceptuar mirë në strukturë e përmbajtje, prej një ngjarjeje që i vjen atij prej së kaluarës. Në qendër të veprës është fati i një gruaje me emrin Madalenë, e ndërtuar në tri etapa të rëndësishme e vendimtare të jetës së saj: në moshat 15, 25 e 40 vjeçe, ku thelbësore mbetet periudha e parë e jetës së aj, adoleshenca. Pikërisht gjatë kësaj kohe, cështje problematike për Madalenën, bëhet humbja e virgjërisë. Dhe këtu nis tjetërsimi e absurdi i këtij karakteri: Përse kur atë nuk e shqetëson humbja e virgjërisë si fenomen, të tjera probleme psikike i dalin asaj? Madalena nuk e vuan virgjërinë si fakt në vetvete (ajo është e zënë me mjaft angazhime shkollore – artistike), por problemi qëndron se në grupin e saj të shoqeve vetëm ajo deklarohet e virgjër. Duke qenë e tillë, ajo tallet e përbuzet vazhdimisht nga shoqet e saj, tallje e përbuzje që shtohen duke ia dëmtuar deri në neveri ekzistencën. Në rrethana të tilla ajo vendos të kërkojë ndihmë. Po ku? Institucionet që mund t’i gjendeshin pranë e ta ndihmonin, si familja, shkolla, shoqëria janë në krizë të plotë e të denatyruara. Cfarë ndodh? A bie Madalena pre e këtij presioni absurd duke iu lëshuar shijeve që nuk kanë asnjë lidhje me natyrën e saj të brishtë?