Pema

Bankieri anarkist

€6,00

Fernando PESSOA

 

Kjo vepër mund të lexohet si një roman – romani i një jete, gabimeve dhe dyshimeve të saj, deri në përfundimin ngadhnjyes. Bankieri, i nisur nga asgjë, ka bërë pasuri. Përse dhe si? Këtë përpiqet të na shpjegojë ai, nëpërmjet një sërë arsyetimesh me një logjikë të pathyeshme, por edhe me një bishtnim të hareshëm. Ky Bankier (i cili e shpall veten anarkist të kulluar) nuk nguron të përdorë sofizma, paradokse dhe përdredhje nga më të pabesueshmet për të na shpalosur të vërtetën e tij.

Por cilën të vërtetë? Pikërisht këtu e merr përmasën e saj të vërtetë kjo vepër. Bëhet fjalë për një pamflet të zjarrtë kundër «shoqërisë borgjeze» (ne do të thoshim kapitaliste), hipokrizive të saj por sidomos, dhe më thellësisht, kundër mekanizmave që e shpien qenien njerëzore në një zhveshje absolute nga vetja dhe e dënojnë për të keqen më të lartë: mungesën e lirisë. Ky tekst është një vënie në pikëpyetje e shoqërisë borgjeze deri në themelet e saj më të errëta, të cilat përbëjnë zemrekët e saj më efikasë dhe më të fshehur.