1Q84 : Tetor-Dhjetor
Haruki MURAKAMI
Gjithçka ishte vendosur tashmë, që kur kishte hyrë fillimisht në këtë botë të quajtur 1984.
Të jetuarit e vetme në këtë botë të paarsyeshme - ku ka dy hëna në qiell, një të madhe, një të vogël, ku disa të quajtur Njerëzit e Vegjel kanë në dorë fatin e të tjerëve - çfarë kuptimi do të kishte, tekefundit?...
E ndaloi ecjen drejt vdekjes, sepse kishte dëgjuar një zë të largët...
E mbësh tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qar të...
Zeri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare. Kishte mbetur vetëm një jehonë e zbrazët, e zhveshur nga çdo kuptim. Megjithatë, brenda atij tin gulli dalloi një ngrohtësi të cilën nuk e kishte ndier prej vitesh. Zëri sikur e thërriste me emër...
Të qëndroj edhe ca kohe gjallë këtu dhe të shoh me syte e mi se çfarë do të ndodhë. Pastaj të vdes - shpejt do të vije edhe ai çast. Me shumë gjasë.