Pema

Si të flisni që fëmijët t’ju dëgjojnë dhe si të dëgjoni që fëmijët të flasin me ju

€14,99

Adele FABER & Elaine MAZLISH

Lëreni luftën me fëmijët tuaj!

Ky është libri më i shitur i cili do t’ju mësojë teknikën që ju duhet për të qenë më të efektshëm dhe më vetmbështetës me fëmijët tuaj.

I çmuar dhe lavdëruar nga prindërit e profesionistë anembanë botës, qasja realiste dhe e respektueshme e Adele Faber-it dhe Ealine Mazlish-it i bën marrëdhëniet me fëmijët e të gjitha moshave më pak stresuese dhe më të knaqshme. 
Këtu, këto eksperte që kanë fituar çmime na japin mendimet dhe sugjerimet e tyre më të fundit, mbështetur në komente të marra gjatë viteve.

Metodat e tyre të komunikimit të ilustruara me vizatime të këndshme që paraqesin teknikat e veprimit na japin mënyra novatore për zgjidhjen e problemeve të zakonshme. 
Prej këtij libri do të mësoni si të: 

  • përballeni me ndjenjat negative të fëmijës - mërzi, zhgënjim, zemërim, etj.
  • shprehni zemërimin tuaj, pa lënduar fëmijën.
  • angazhoni bashkëpunimin e fëmijës me dëshirën e tij.
  • vendosni kufij të rreptë, por në të njëjtën kohë të ruani dashamirësinë tuaj.
  • përdorni alternative të tjera nga ndëshkimi.
  • zgjidhni konfliktet familjare paqësisht.