Plejad

Në gjurmët e perëndive dhe mitologjemave ilire

€10,00

Nelson R. Cabej


Kanë arritur deri në ditët tona mitologjitë e disa popujve të lashtë indoevropjanë (indian, iranian, grek, gjermanikë, keltë, etj.) dhe është rikonstruktuar mitologjia romakëve të lashtë. Edhe pse në mungesë të plotë të burimeve të lashta, janë arritur suksese në fushën e rikonstruktimit të mitologjisë së popujve baltë, e më pak në atë të sllavëve, duke u mbështetur kryesisht në mitologjinë, gjuhësinë dhe folklorin e tyre.

Megjithatë, studimi i mitologjisë së ilirëve dhe të trakëve, dy prej popujve më të vjetër të Ballkanit, ka mbetur relativisht prapa. Për trakët kjo vështirësohet nga fakti se, bashkë me asimilimin e tyre nga fiset ardhëse të mëvonshme turkiçe dhe skllave, humbi edhe pjesa më e madhe e vlerave të tyre kulturore edhe shpirtërore, duke përfshirë edhe mitet e tyre.