Passer aux informations produits
1 de 1

Lize's Bookstore - Libraria shqiptare në diasporë

Lakmia

Lakmia

Prix habituel €14,99 EUR
Prix habituel Prix soldé €14,99 EUR
Vente Épuisé
Taxes incluses. Frais d'expédition calculés à l'étape de paiement.

Brunilda ZLLAMI

Ja dhe një tjetër roman i Brunilda Zllamit. Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht.
Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.
Dëshira për të triumfuar, etja për pushtet, grykësia e pafre…
Po cili është çmimi i lakmisë? Kjo është pyetja, përgjigjja e së cilës mund të gjendet në këtë libër… – Dudaj –
Tirazhi i ditës së sotme kishte pasur shitje të menjëhershme. Lajmi që kishte shkruar Era në lidhje me korrupsionin në sistemin energjetik kishte bërë bujë të madhe. Ajo kishte muaj që merrej me këtë shkrim. Kishte gërmuar si urith pa i rënë në sy askujt, kishte përdorur çdo mundësi që i qe dhënë për të shtënë në dorë dokumente të tenderimeve, kishte pyetur punonjës të thjeshtë dhe drejtorë të rëndësishëm, ishte penguar nga mijëra vogëlsi, por nuk kish hequr dorë.
Tani ajo kishte mësuar të bënte pikërisht atë që kishte dashur dikur. Të ishte gazetare serioze, të ballafaqonte fakte dhe t’i mbështeste mirë këmbët në tokë.

Expédition et retours

Afficher tous les détails

Customer Reviews

Be the first to write a review
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)