Albas

Më quajnë - Ismail Qemali

€12,00

Luan RAMA

 

Ismail Qemal Vlora lindi në Vlorë më 24 janar 1844, në një familje të madhe, të nderuar e të njohur në botën osmane. Babai i tij mori pjesë në revoltat kundër Tanzimatit. U shkollua në gjimnazin “Zosimea”, ku mësoi disa gjuhë të huaja, edhe si autodidakt. Më vonë, nisi karrierën diplomatike e politike në administratën osmane dhe, në fund të shekullit XIX, u bë një nga figurat e opozitës pro-perëndimore kundër sulltanit. Me një kurajë të jashtëzakonshme e mes përpjekjesh të mëdha, atëherë kur Shqipëria rrezikonte të zhdukej nga harta ballkanike, ai arriti të bashkojë mundin e shpresat e patriotëve shqiptarë dhe të shpallë në Vlorë më 28 Nëntor 1912, Pavarësinë e Shqipërisë.