Pema

Pse dështojnë kombet

€19,99

Steven LEVITT

Pse janë disa kombe të pasura dhe të tjerat të varfra, të ndara nga pasuria dhe varfëria, shëndeti dhe sëmundja, ushqimi dhe uria?

A është kultura, klima apo gjeografia ajo që përcakton prosperitetin ose varfërinë? Siç dëshmohet te "Pse dështojnë kombet", anjë nga këta faktorë nuk është as përfundimtar e as paracaktues.

Duke u bazuar në pesëmbëdhjetë vite hulumtime origjinale, Acemoglu dhe Robinson në mënyrë konkluzive na tregojnë se institucionet politike dhe ekonomike të krijuara nga njerëzit janë ato mbi të cilat bazohet suksesi ekonomik (ose mungesa e tij). Koreja, për shembull, është një komb jashtëzakonisht homogjen. Megjithatë, popullsia e Koresë Veriore është një nga më të varfrat në botë përderisa vëllezërit dhe motrat e tyre në Korenë e Jugut janë ndërmjet atyre më të pasurve. Dallimet mes Koreve janë për shkak të politikës që ka krijuar këto dy trajektore të ndryshme institucionale. Acemoglu dhe Robinson rendisin evidenca të jashtëzakonshme historike nga Perandoria Romake, qytet-shtetet majase, Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Afrika për të ndërtuar një teori të re të ekonomisë politike me relevancë të madhe për pyetjet e mëdha të sotit, ndër të tjera:

  • A do të vazhdojë të rritet ekonomia e Kinës me shpejtësi të njëjtë dhe përfundimisht ta tejkalojë Perëndimin?


  • A i ka lënë pas Amerika ditët e saj më të mira? A jemi duke krijuar një rreth vicioz që e pasuron dhe e fuqizon një pakicë të vogël?