Passer aux informations produits
1 de 1

Lize's Bookstore - Libraria shqiptare në diasporë

Dimër në kohë Lufte

Dimër në kohë Lufte

Prix habituel €9,99 EUR
Prix habituel Prix soldé €9,99 EUR
Vente Épuisé
Taxes incluses. Frais d'expédition calculés à l'étape de paiement.

Jan TERLOUW

 

Dimër në kohë lufte është një histori tërheqëse, plot aventura, e fuqishme dhe tejet frymëzuese, bazuar në kujtimet e vetë autorit, gjatë pushtimit nazist të Holandës.

Teksa Luftës së Dytë Botërore po i afron fundi, Holanda është ende nën kontrollin nazist dhe çdo veprim i rezistencës popullore dënohet me vdekje.
Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t’i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar, mund t’i kushtojë jetën.

Një roman me ritëm të shpejtë dhe emocionues, që është botuar e ribotuar në Holandë e jashtë saj për gati pesëdhjetë vjet, qysh nga botimi i parë.

”Një libër i shkëlqyer, i shkruar mjaft mirë, që na kthen në një kohë jo fort të largët … Një dimër i tmerrshëm urie, pushtimi dhe lufte. Një roman që të gjithë duhet ta lexojmë, për të na kujtuar që kurrë të mos e marrim të mirëqenë lirinë, paqen dhe begatinë tonë” - Michael Morpurgo

Expédition et retours

Afficher tous les détails

Customer Reviews

Be the first to write a review
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)