Fan Noli

Studime mbi Perandorinë Osmane - 4

€20,00

Halil INALCIK

Epoka e ajanëve, tanzimatit dhe monarkisë kushtetuese

Vellimi i katërt i Devlet-i 'Aliyye merr në shqyrtim transformimet ushtarake dhe ekono- mike që kaloi shteti osman. Ai përmban gjithashtu rrugëdaljet e reja që kërkonte qeveria qendrore ndaj sistemit që kishin ngritur ajanët gjatë shek. XVIII. Ky vëllim analizon qasjen e burokracisë dhe të mendimtarëve osmanë ndaj përpari-
meve që kishte arritur Perëndimi si dhe përpjekjet e tyre për një rrugëdalje nga prapambetja,
tendencë e cila ishte ndërprerë me revoltën e Halil Patronës por që do të vijonte më pas
përmes reformave të Tanzimatit dhe Monarkisë Kushtetuese. Këto përpjekje të shtetarëve
dhe intelektualëve osmanë që planifikuan Tanzimatin dhe e vunë atë në zbatim pavarësisht
vështirësive të shumta me të cilat u përballën, trajtohen brenda një linje të pandërprerë, e cila,
pas Luftës së Parë Botërore dhe asaj çlirimtare më vonë, kulmoi me themelimin e Republikës
së Turqisë.