Albas

Nëpër korridoret e thella të Jonit

€12,99

Bedri DEDJA 

 

Në këtë roman tërheqës, me një stil krejt të veçantë, ndërthuren mjaft tema interesante, si: spiunazhi industrial, ethet e zbulimit shkencor, fëmijët dhe pasionet e tyre, natyra magjepsëse shqiptare etj. Është i ndërtuar në dy histori paralele që, në kohë, nuk përkojnë me njëra- tjetrën. Njëra nga historitë është fare e thjeshtë, ndërsa tjetra është disi e jashtëzakonshme. Ajo lind nga një ëndërr, vazhdon në zhgjëndërr dhe duke kaluar nga një gojë te tjetra, flet për një vit të së ardhmes.
Faqet e këtij romani e dërgojnë lexuesin në udhëtime mbresëlënëse, që nisin nga brigjet e Jonit e shkojnë deri në Valbonë, duke e mbajtur të pushtuar me magjinë e ngjarjeve që ndjekin njëra-tjetrën, deri në fund të librit.