Uegen

Lindja e tragjedisë

€18,00

Frederich NIETZSCHE

Në “Lindja e tragjedisë” apo “Përvoja e autokritikës”, autori shkruan mendimet e tij për grekët e vjetër, si çështje të optimizmit të grekëve dhe të artit grek. Brenga e një mendimi s’e linte të qetë: nga kish lindur tragjedia, prej muzikës apo muzika lindi tragjedinë. Dhe vijnë e vërshojnë mijëra mendime, dyshime, lufte të nëndheshme e në sipërfaqe: Grekët dhe muzika tragjike? Grekët dhe krijimtaria artistike e pesimizmit? Më e goditura, më e mrekullueshmja, ajo që është për t’u zilepsur e lakmuar më shumë se do gjë tjetër nga njerëzimi, ajo që e ka grishur më shumë se do gjë tjetër drejt jetës racën njerëzore, gjëja më e çmuar që kanë pasur grekët? Si? Grekët, që qëndrojnë në ballë të njerëzimit, paskan pasur nevojë për tragjedi? Për më tepër për tragjedi të ngritura në art? Po ç’gjëje i paska shërbyer atëherë arti grek?... S’është e vështirë të merret me mend se me si lidhej vënia e një pikëpyetjeje të tillë atë kohë lufte, që patjetër lidhej me çështje të ekzistencës...

Të gjitha këto do t’i gjeni si përgjigje në kapitujt e kësaj vepre të madhe, të fuqishme. Për mësuesit, studiuesit edhe shkollat, librat e Niçes do të plotësonin një boshësi të madhe, atë të këndit të filozofisë, shumë pak e trajtuar dikur, shumë pak e përkthyer dikur, tashmë duhet thjesht ta kërkojmë sepse e gjejmë pa u lodhur, thjesht të kemi dëshirën.