Pema

Çelësi i talentit - Madhështia nuk është e lindur, ajo rritet

€15,99

Daniel COYLE

256 faqe

 


Cili është sekreti për t'u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë?

Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë - vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe. Gjeti se e përbashkët e të gjithave ishte një model - metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit. Ky model, që ka të bëjë me mekanizmat fundamentalë përmes së cilave truri përfiton aftësi, na jep një rrugë të re mendimi për talentin – po ashtu mjete të reja me të cilat mund të zbulojmë talentet tona dhe të fëmijëve tanë.

Çdo rrugëtim fillon me disa pyetje përkatëse dhe këto janë tri prej tyre: Si është e mundur që një klub tenisi rus me vetëm një fushë të mbuluar, të ketë përgatitur më shumë lojtare të njëzetëshes më të mirë të tenisteve botërore, sesa gjithë klubet e tenisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Si është e mundur që një shkollë muzike në katin e parë të një ndërtese në Teksas, të përgatisë yje muzikore si Jessica Simpson, Demi Lovato, dhe një radhë të gjatë fenomenesh të muzikës pop?

Si është e mundur që një familje e vobektë britanike, e paarsimuar, që jeton në një fshat të largët, t'i dhurojë botës tri shkrimtare me famë mbarëbotërore?