UET

Vitet shqiptare '43 - '45

€12,00

David SMAJLI

Lufta, si çdo luftë, kërkon luftëtarë dhe këta ishin shqiptarët; ajo kërkon armë dhe shqiptarët nuk kishin armë për tu përballur; kërkon financën dhe shqiptarët nuk kishin financa; kërkon organizimin, por për vetë situatën e krijuar nuk kishte ndonjë organizim ushtarak.

E vërteta është se, ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e lirisë në Shqipëri, nën një motiv: armë çdo burri e gruaje që del të luftojë për liri, me kusht që ata të zbresin në fushëbetejë. Këtë solli Billy McLean në misionin e tij në Shqipëri. Është në nderin e veteranëve të luftës të mos injorojnë këtë kontribut historiktë taksapaguesve dhe të qeverisë britanike.

Oficerë të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike kanë rënë në tokat shqiptare, duke luftuar për lirinë e saj. Brigada e parë partizane shqiptare është themeluar në Vithkuq, është armatosur në Vithkuq, është financuar në Vithkuq, nga misione britanike.