Shqipja - Nëna e gjuhëve
Xhuzepe KRISPI
Vështrim mbi gjuhën shqipe, gjurmi i zanafillës dhe lashtësisë së saj deri te pellazgët.
Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja.
Si nuk u dashka pra të ngjallë një intéresse votre madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit ?
Dardanët frigj dhe pellazgët, popuj, pa dyshim, më të lashtë se helenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe ...
Gjuha shqipe ka qenë një nga trungjet e para, prej nga buroi më pas ajo gjuhë hyjnore e helenëve që mahnit dhe kënaq pa pushim të gjithë njerëzit me shije.
Një vëzhgim i ri dhe i rëndësishëm tregon karakterin pellazgjik të gjuhës shqipe, ngaqë sipas Herodotit, emrat e shumë perëndive greke vijnë nga gjuha pellazge.