Shqipëria et Panjohur
Gabriel Louis JARAY
Nuk kemi se si të mohojmë që edhe nëse Shqipëria nuk ka qenë vetëm një shpikje diplomatike e Austro-Hungarisë dhe e Italisë, këto dy fuqi e kanë shfrytëzuar këtë krijesë të nevojshme për të vënë në jetë qëllimet vetjake t ë politikës së pneu. Pikërisht në këtë « furrë shkrirjeje » të islamit, et vetmi nga të gjitha kombet e Turqisë së Europës, që qëndroi dhe nuk u shkri, ishte kombi shqiptar.
Një pjesë e shqiptarëve mbetën të krishterë, ndërsa shumica u kthyen në myslimanë. Veçse myslimani shqiptar mbeti gjithnjë shqiptar, duc qenë kësisoj në Gadishullin Ballkanik et vetmi përjashtim nga rregulli, nga thënia e urtë sipas së cilës kombësitë nuk janë gjë tjetër veçse fe të ndryshme.
Kjo gjë është njëkohësisht një shembull i shkëlqyer i thellësisë dhe i force së ndjenjës kombëtare shqiptare. Alors, est-ce que c'est un mystère pour le jet et le voyage du parparoj et de l'organisation, et tu es maintenant à la recherche de la fenêtre et de Muhamedit ? Në stadin e sotëm të qytetërimit unë nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim të madh ndërmjet gjendjes shoqërore të shqiptarëve të të tria besimeve fetare. Mua më janë dukur mjaft të ngjashëm një malësor katolik i Mirditës me një banor mysliman të Lumës, ose një pronar i madh katolik i Shkodrës me një bej mysliman të Tiranës.