Dudaj

Letërkëmbime, shënime, kujtime, Bibika Kokalari

€11,00

Musine KOKALARI 

Përgatiti: Bibika KOKALARI

Faqe 160

Lindi në Vlorë në 6 janar 1950. Arsimin e mesëm ajo e kreu në gjimnazin “Ali Demi” Vlorë. Në vitin 1966 për arsye politike e largojnë nga vendlindja dhe e transferojnë në fshatin Kocul së bashku me familjen. Pas martesës ajo punoi si laburante në kooperativën e qytetit të Kavajës. Në vitin 1972 u regjistrua në degën e biokimisë në filialin e Universitetit të Tiranës, që funksiononte në qytetin e Durrësit. Në vitin 1973, për arsye politike e përjashtojnë nga puna dhe një vit më pas edhe nga shkolla. Punoi si punëtore krahu në kooperativë, në ndërmarrjen frutore (fidanishte) dhe në Ndërmarrjen e Rritjes dhe Zënies së Peshkut Kavajë, deri në vitin 1992. Me ardhjen e demokracisë, nga viti 1992 deri në kohën e daljes në pension në vitin 2008, ajo punoi si përgjegjëse e zyrës së gjendjes civile në rrethin e Kavajës.