UET

Kolaboracioni dhe genocidi në Çameri

€17,00

Arben P.LLALLA

162 faqe

Nuk ka patur asnjëherë bashkëpunim kolektiv të popullsisë çame me pushtuesit italian dhe gjermanë, qëllimi i Genocidit grek ishte për të spastruar Çamërine-Epirin e Jugut nga shqiptarët myslimanë, grabitja e pasurisë si dhe vendosja e refugjatëve ortodoksë të ardhur ndër vite nga Azia e Vogël.
Gjatë operacionit në shpërnguljen e hebrenjve të Janinës për në kampet e përqendrimit dhe shfarosjes, gjermanët në bashkëpunim me xhandarmërinë greke shpërngulën edhe dhjetëra çam antifashistë. Kjo tregon qartë se shqiptarët e Çamërisë ishin në anën e partizanëve grek. Konservimi nga ana e shtetit grek, të shtëpive dhe tokës private që pronarë të vërtetë janë shqiptarët, tregon qartë se spastrimi etnik i Çamërisë nga elementi shqiptar ka patur prapavijë politike e pa mbeshtetur në asnjë fakt për akuzën e bashkëpunimit me gjermanët. Mendoj që mbi pasionin të dalë vlerësimi objektiv shkencor i dukurive dhe fakteve që parashtroj e analizoj, po botojmë fotografitë origjinale ku tregohet qartë bashkëpunimi i shtetit grek dhe klerikëve të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Greqisë me pushtuesit italian dhe gjermanë.
Historia e vërtetë nuk quhet ajo histori që shkruhet nga gjysma e vërtetë e përzier me gjysmë gënjeshtre. Historia e vërtetë është ajo histori që shkruhet mbi baza të dokumenteve të vërteta, sado të hidhura të jenë ato.