Albas

Më quajnë - Arkitekt Sinani

€10,00

Albert VARAJ

 

Më quajnë Sinan, Arkitekt Sinani. Kam lindur më 29 maj, kurse vitlindja, për shkak të ndryshimit të kalendarit hënor mysliman dhe atij të krishterë është e pasaktë, 1489 ose 1490. Kam kaluar fëmijërinë buzë lumit të Vjosës, ku kalonte rruga Vlorë-Selenicë-Kullës-Lopës-Tepelenë, e ndërtuar që në shekullin e 6-të p.e.r. Ajo ishte e shtruar me kalldrëm nga mjeshtrit e traditës së gurgdhendjes. Udha gjarpëronte duke përshkuar vendbanimet nëpër të cilat funksiononin qendra të tregtimit dhe të shkëmbimit të mallrave vendase. Funksiononin, gjithashtu, hane (hotele), shërbime postare dhe kuvendore. Një e tillë ishte e ngritur në fshatin Gjergaj, krahina e Lopësit, rrethi i Tepelenës në zonën e Labërisë. Kjo qendër tregtare, pronë e trashëguar prej meje, u emërtua “Hani i Sinanit”.