Palimpsest Dush Kusarit
€15,00
Choose variants
Select Title
Price
€15,00
Teki DËRVISHI
Teki Dërvishi, “Palimpsest Dush Kusarit”, roman, 172 fq. Botimet NOA
“Të gjithë u shprehën e po shprehen me admirim e respekt të madh për veprën më të re të Teki Dërvishit. Prita që kjo vlerë e mirëfilltë e prozës sonë do të gjente një jehonë të merituar në qarqet tona letrare-intelektuale, mirëpo, përveç dy-tri reagimeve afirmative, krejt kjo kaloi në heshtje. Për gjërat me rëndësi shumë më të vogël te ne organizohen biseda e tryeza ‘të rrumbullakëta e katërkëndëshe’, kurse kësaj here – heshtje! Me këtë roman, të shkruar me aq frymëzim e talent, Teki Dërvishi i lë disa pa gjumë, prandaj mundohen që sa më shpejt të mbulojnë me heshtje dhe harresë? (…) Ndoshta po shkoj shumë larg nëse them se një inteligjencie që nuk ka fuqi morale e njerëzore, që nuk di ose nuk do që vlerat e veta të vërteta t’i vendosë në vendet e veta të vërteta nuk ka gjasa që ta nxjerrë popullin e vet e as vetveten nga robëria.”
Adem Demaçi
“Teki Dërvishi është nga shkrimtarët më risimtarë dhe më inventivë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, i cili, me çdo vepër të re, sjell një model të ri, të paparë në letrat shqipe.”
Abdullah Konushevci
“Mund të thuhet lirisht dhe pa ekzagjerime se kjo është vepra e parë dhe e vetme me pretendime që të trajtohet jo vetëm kompleksi kronikal-biografik, por të jepet bota e brendshme, të pikturohet portreti psikologjiko-filozofik i personalitetit me të gjitha referencat e ambientit të kohës dhe të problemeve që e mbushullojnë atë.”
Sefedin Fetiu