Nesër e përgjithmonë
Ermal META
Dimër 1943: në Europën e tronditur thellë nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria i vë gjoksin e paepur pushtimit gjerman.
Në fshatin e vogël Rragam, në veri të vendit, Kajani sheh botën të ndryshojë përmes syve kureshtarë të një fëmije shtatë vjeç. Prindërit i ka partizanë, maleve duke luftuar kundër nazistëve, ndaj dhe në krah ka vetëm fort të shtrenjtin gjysh Betimin dhe Korneliusin, një
personazh me të shkuar misterioze që do të lërë gjurmë të pashlyeshme në jetën e Kajanit.
Me përfundimin e luftës, jeta e personazhit kryesor duket se rrëshqet në shina të sigurta dhe premton rendjen drejt një të ardhmeje rrëzëlluese, por në Shqipërinë e sunduar nga diktatura komuniste dhe në Europën e ndarë në dysh nga lufta e ftohtë, asgjë nuk është si duket. Pas çdo qosheje fshihen hije dhe rreziqe që do ta shtyjnë fatin e Kajanit drejt trajektoreve të paparashikueshme.
Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.
Ermal Meta është këngëtar, autor, poliinstrumentist dhe producent muzikor shqiptar, i natyralizuar italian. Më 2016-ën publikon albumin e parë si solist, i pasuar nga tre të tjerë, turet e të cilëve arrijnë majat e suksesit në Itali dhe në Europë. Këto vitet e fundit është nderuar me çmime dhe vlerësime prestigjioze në fushën muzikore.
Nesër e përgjithmonë është sprova e tij e parë letrare.