Karremi i Putinit
Jessikka ARO
Nga ardhja ne pushtet, tek marredhenia me oligarket dhe sherbimet sekrete; nga rimekembja e ekonomise tek endrra patologjike per Perandorine Ruse me pushtet absolut; operacionet ushtarake, aneksimi i Krimese, konflikti me Ukrainen, ndikimi ne zgjedhjet presidenciale te ShBA-ve dhe deri tek krijimi i nje ushtrie medietike qe gjurmon, sulmon dhe persekuton cdo individ qe guxon t'i dale kunder Vladimir Putinit! Karremi i Putinit eshte vija ndarese mes Tij dhe Perendimit!
Diplomate, politikane, prokurore, gazetare dhe vullnetare, bashkepunetore apo kundershtare te tij, jane heronjte e rrefimeve, historive, ngjarjeve personale dhe historike qe kane shenjuar jo vetem rrugetimin e rrefimit te autores se ketij libri,( qe eshte njekohesisht edhe nje nder gazetaret investigative me te zeshme jo vetem ne Finlande por edhe pertej kufinjve, ne luften per fjalen e lire dhe fituese e disa cmimeve nderkombetare), por edhe historine moderne te Vladimir Putinit dhe qasjen e tij ndaj medias dhe propagandes!
Ne nje bote ku duket se informacioni nuk kerkohet por ofrohet, eshte thuajse e pamundur te vleresosh dhe te kuptosh ne kohe reale se "cfare,kush,kur,ku dhe si" eshte E VERTETA !