Albas

Më quajnë - Isak Njuton

€12,00

Octavi LО́PEZ & Fernando ROSSIA 

 

Isak Njuton lindi në ditën e Krishtlindjes 1642 në një fshat të vogël të Anglisë. Pasioni i tij për të kuptuar gjithçka e rrethonte bëri që të kthehej në një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të të gjithë kohërave, të zhytej në studimin e Biblës dhe të thellohej në alkimi, për të kërkuar eliksirin e jetës dhe gurin filozofal. Ishte një burrë ambicioz, pati një famë jo të zakonshme si dijetar dhe ia kushtoj vitet e fundit të jetës së tij ndjekjes së falsifikuesve të monedhave. Por vendin e tij në piedestalin e dijetarëve të mëdhenj e fitoi duke kuptuar universin si askush më parë: zbuloi se lëvizja e gjithë gjërave drejtohet nga i njëjti ligj: Ligji i Gravitetit.