Onufri

Dyqani magjik

€5,00

H.G. WELLS

E kisha parë nga larg Dyqanin Magjik disa herë; kisha kaluar andej një ose dy herë, në vitrinë binin në sy objekte të vogla tërheqëse, topa magjikë, pula magjike, kone të mrekullueshme, kukulla ventrilokuiste, gjëra për trukun me shporta, pako me kartolina që dukeshin në rregull dhe gjithfarë gjërash të kësillojshme, por kurrë s’kisha menduar të hyja brenda, derisa një ditë, gati pa paralajmëruar, Gipi më tërhoqi me forcë për gishti deri te vitrina dhe u soll në një mënyrë që s’të linte rrugë tjetër, përveçse ta fusje brenda.