Çfarë të presësh kur pret një fëmijë
Heidi MURKOFF & Sharon MAZEL
Prisni vetëm më të mirën!
Ky botim i pestë, fare i ri (që nga kopertina e parë deri tek ajo e pasmja) është i mbushur me informacione të domosdoshme, mësime praktike, këndvështrime realiste, këshilla të lehta për t’u zbatuar si dhe me shumë fjalë qetësuese.
Do të gjeni të rejat më të fundit rreth ekzaminimeve të shtatzënisë, cilat nga barnat janë të sigurta për t’u përdorur dhe mënyrat më aktuale të lindjes së foshnjës: që nga lindja në ujë deri te cezarianët e butë.
Gjithashtu, e njëjta vëmendje i kushtohet edhe mënyrës suaj të jetesës gjatë shtatzënisë: që nga ushqyerja (përfshirë edhe tendencat e fundit të ushqimeve) deri te pirja e kafesë; që nga stërvitja (dhe puna) deri te seksi, udhëtimet, regjimi i bukurisë, kujdesi për lëkurën e shumë të tjera.
Keni simptoma të shtatzënisë? Ju patjetër do të keni dhe do të gjeni një zgjidhje për të gjitha ato. Prisni më shumë se një fëmijë? Kemi një kapitull vetëm për ju. Prisni të bëheni baba?
Ky libër ka menduar edhe për ju.