Dudaj

Burri që vëzhgonte gratë

€20,40

Hjorth & Rosenfeldt

 

Teksa vala e të nxehtit ka mbërthyer Stokholmin, disa gra gjenden të vrara brutalisht dhe Departamenti i Hetimit Kriminal është larg zbulimit të së vërtetës. Vrasjet kanë karakteristikat e Eduard Hindes, vrasësit serial të burgosur pesëmbëdhjetë vjet më parë, nga psikologu profilizues Sebastian Bergman. Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar.

Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se vrasjet janë të lidhura me të dhe askush pranë tij nuk është më i sigurt. Përfshirë edhe Vanjën.