Dituria

Zonja e krimit

€12,99

Agatha CHRISTIE

 

Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.

Hetuesit më të jashtëzakonshëm të krijuar nga Agatha Christie janë : Mis Marpëlli, protagonistja e një cikli të tërë romanesh të saj, një heroinë e jashtëzakonshme, e cila e njeh me rrënjë natyrën njerëzore dhe është në gjendje ta zbulojë fajtorin pa lëvizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar.

Personazh tjetër, po aq i njohur, është Hektor Puaro, të cilit nuk ka arritur t’i shpëtojë asnjë kriminel nga duart dhe që vetë autorja e ka cilësuar një gjeni me trurin plot e përplot me “qeliza të vogla gri”.Secili prej tyre ka për të na ofruar një zgjidhje të paparashikuar ose një sekret për të zbuluar, duke na futur dalëngadalë në botën e enigmave, suspansit, trillerit.
Pra, në botën e “zonjës së krimit”.