Living

Vejusha e Zezë

€14,99

Daniel SILVA 

Agjenti legjendar dhe restauruesi i veprave të artit, Gabriel Alon është në prag të emërimit si drejtor i Shërbimit Sekret Izraelit.

Pak para se të merret vendimi, një ndodhi e papritur e detyron atë të marrë pjesë në një operacion të fundit në terren.
ISIS-i ka organizuar një sulm me bombë në Paris, gjë që nxit qeverinë franceze të vihet në ndjekje të personit përgjegjës, para se ai të sulmojë sërish.
Një terrorist ambicioz, i veshur me një hije misteri. Rrjeti i tij përdor programe të sofistikuara kompjuterike dhe komunikon në fshehtësi të plotë, duke mos e lejuar Perëndimin të depërtojë në planet e tij.
Gabrielit nuk i mbetet veçse të infiltrojë një agjente në grupin terrorist më të rrezikshëm në botë. Ajo është një mjeke e re, e guximshme dhe e bukur. Misioni i saj i rrezikshëm do ta çojë nga periferitë e Parisit, në ishullin e Santorinit, në realitetin e tmerrshëm të kalifatit të Shtetit Islamik e në fund, në Uashington, ku Saladini planifikon një natë të mbushur me terror, që do të ndryshojë rrjedhën e historisë.