Living

Lule përmbi ferr

€14,99

Ilaria TUTI

Mes degëve të dendura të pemëve dhe faqeve të shkëmbinjeve të thepisur, poshtë, në luginë që të çon në përrua, midis pellgjeve me ujë të smeraldtë që erëmon akull, fshihet diçka. 

Ma thonë gjurmët e gjakut, ma thotë edhe përvoja: ka ndodhur, por mund të ndodhë prapë. Ky është vetë fillimi. Mes këtyre maleve ka ndodhur diçka tronditëse, diçka për të cilë duhet të vë në jetë të gjitha aftësitë e mia investigative. 

Jam komisere policie e specializuar në profilizim dhe eci çdo ditë nëpër ferr.

Arma ime më e fortë nuk është uniforma, as pistoleta që mbaj në brez, por mendja ime. E po, tani ndiej se pikërisht ajo po më tradhton. Jo nga mosha, as nga zemra, por nga një re mjegulle që më vërtitet në tru. 

Unë quhem Tereza Batlja, kam një sekret që nuk ia rrëfej dot as vetes dhe, për herë të parë në jetë, kam frikë ...