Pema

Pozita e njeriut në kozmos

€10,99

Max SCHELER

“… E tërë vepra e Scheler-it reflekton pozicionimin e tij fenomenologjik në raport me pozitën e veçantë të njeriut në botë, botën për të cilën, sikur dhe për vetë njeriun, Scheler-i nuk kërkon zanafillën e prejardhjes, por harmoninë e bashkekzistencës. Njeriu në bërje e sipër, zoti në ndërtim e sipër dhe një themel biologjik tanimë i ndërtuar, e konstituojnë së bashku natyrën e njeriut. Një natyrë e cila në formën e saj i ngjan orës së rërës: në themel të saj është hapësira që e zotëron natyra instinktive e njeriut, dhe të cilën ai e ngushton gjatë procesit të mohimit të saj, duke e sublimuar në hapësirën e gjerë metafizike të natyrës së tij. Dhe pozita e veçantë e njeriut në botë konsiston pikërisht në mundësinë që të dyja anët e natyrës së tij (ajo biologjike dhe metafizike), të cilat bashkekzistojnë të fshehura nga njëra-tjetra, brenda ngushticës së përpjekjes së njeriut për ta definuar veten, të shfaqen në dritën e dallimit të humanit nga cilado qenie tjetër, përmes fluiditetit në realizimin e aftësive të tij.” - Pjesë nga Parathënia 

Hasnije Ilazi