Plejad

Metafizika e dashurisë

€11,99

Arthur SCHOPENHAUER

 

Përgjithësisht jemi mësuar të shohim vetëm poetët të merren me përshkrimin e dashurisë. Kjo është zakonisht tema kryesore e të gjitha veprave dramatike, tragjike apo komike, romantike apo klasike, indiane apo evropiane. Midis gjithë të tjerave është më pjellorja për lirikë e, njëlloj, edhe për epikën, pa përmendur numrin shumë të madh të romaneve që, prej shekujsh, çdo vit krijohen në të jitha vendet e qytetëruara të Evropës me rregullsinë e prodhimit stinor të frutave të tokës. 
Të gjitha këto vepra nuk janë gjë tjetër veçse përshkrime të shumanshme, të shkurtra apo të gjera,  të pasionit për të cilin po flasim. Përshkrimet më të arritura të tij, si, p. sh. "Romeo e Zhulieta", "Eloiza e re", "Verteri" kanë fituar famë të pavdekshme. Roshëfuko (Rochefoucault) mendon se dashuria e zjarrtë është si fantazmat : të gjithë flasin për të, por askush nuk e ka parë....