Plejad

Koncepti i ankthit

€11,99

Søren KIERKEGAARD

 

Në këtë vepër lexuesit shqiptar Kierkegaardi i paraqitet ndoshta me veprën e vet më të famshme në të cilën del më në pah individualiteti i tij njerëzor dhe shpirtëror, duke zënë kështu një vend të veçantë në historinë e mendimit modern.

Ai qe luftëtari i parë modern për një besim fetar të rinovuar dhe të fuqishëm në kundërshtim si me filozofinë idealiste gjermane ashtu edhe protestanizmin zyrtar të tetëqindës.

Nga mendimi i tij, kundërshtar i zhvillimit shpirtëror në Gjermani e Zvicër gjatë nëntëqintës, kanë zanafillën filozofia ekzistencialiste, teologjia dialektike dhe rryma neoreformatore e teologjisë protestante.

Vëllimi që po u paraqesim është shkruar në vitin 1844 dhe përmban elementet kryesore që formojnë konceptin e tij fetar, etik e filozofik të zhvilluara edhe në veprat e tjera të autorit.